18.12.2018

Dy javë pas emërimit, dorëhiqet zv/ministri i Arsimit

15 Nëntor 2018

Pas gati dy javësh në detyrë, ka dhënë dorëheqjen zëvendësministri i Arsimit Taulant Muka. Dorëheqja i është dorëzuar kryeministrit Rama për dijeni edhe Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, me motivacionin e pamundësisë për të ndryshuar sistemin arsimor nga brenda.

“Për arsye etike, morale dhe profesionale dhe të papajtueshmërisë që unë kam me modelin e punës të aplikuar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i zëvendësministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë.”, thuhet ndër të tjera në motivacionin e Taulant Mukës.

Taulant Muka u emërua zëvendësministër në datën 31 tetor me një vendim të Këshillit të Ministrave, pas dorëheqjes së Ervin Demo i cili u akuzua për plagjiaturë.

Muka denoncoi plagjiaturën që Demo kishte bërë në një artikull titullin “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, i botuar në vitin 2011. /tch/