17.10.2019

Drecun: Kosova nuk është shtet, shkojmë atje pa pasaporta

7 Gusht 2019

Kryetari ashtuquajturës Komision Parlamentar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Milovan Drecun, ka vazhduar me provokimet e tij duke thënë se qytetarët serbë në Kosovë mund të shkojnë vetëm me letërnjoftime.

Drecun duke ironizuar me Kosovën, ka porositur qytetarët serbë se nëse shkojnë në Kosovës nuk u duhen fare pasaportat për të hyrë në territorin e Kosovës.

“Për ne nuk është shtet që duhet të shkohet me pasaportë, mjafton letërnjoftimi. Prishtina me këtë vetëm dëshiron që të shkaktojë incident”, ka thënë Drecun.

Deklarata e tij vjen pas raportimeve nëpër media se Drejtoria Kufitare e Policisë së Kosovës ka marrë vendim për të mos i njohur pasaportat serbe kur qytetarët e Serbisë hyn në Kosovës.