19.08.2018

Deri më 2021 planifikohet të angazhohen në shkolla 225 psikologë dhe pedagogë

14 Qershor 2018

Deri në vitin 2021, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) në bashkëpunim me drejtoritë komunale planifikon të punësojë 225 psikologë dhe pedagogë në shkollat e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Aktualisht numri i psikologëve dhe i pedagogëve të angazhuar në shkollat fillore dhe të mesme është vetëm 80.

Megjithatë, sipas këshilltarit politik në MASHT, Valmir Gashi, punësimi i tyre mund të realizohet vetëm nëse komunat planifikojnë buxhet për vende të reja të punës.