16.10.2019

Daçiq vazhdon propagandën: Ky është shteti që ka tërhequr njohjen për Kosovën

27 Korrik 2019

Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq po vazhdon propagandën kundër shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.

Ai gjatë një interviste televizive ka pretenduar se ka marrë një notë diplomatike Republika e Afrikës Qendrore për tërheqjen e njohjes ndaj pavarësisë së Kosovës.

“Unë informoj publikun se Republika e Afrikës Qendrore është vendi i 14-të që ka rafinuar pozicionin e saj për të mos njohur Kosovën.”, tha Daçiq.

Tutje, Daçiq  shtoi se kishte qenë në Afrikën Qendrore vitin e kaluar.

Sipas pretendimeve të Daçiq ky është vendi i 14-të që tërheq njohjen e Kosovës.