20.10.2019

Çka i kishin kërkuar Merkel e Macron Haradinajt në këmbim të vizave

15 Korrik 2019

Gjatë takimit të Berlinit ku morën pjesë edhe pala kosovare, Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron, i kanë kërkuar kryeministrit Ramush Haradinaj që ta heq taksën dhe në këmbim të saj të merr liberalizimin e vizave për Kosovën.

Të gjitha këto deklarata i ka zbuluar dhe po i thotë ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic, madje ai po thotë se Haradinaj kishte nënvlerësuar takimin me Merkelin dhe Macronin.

“Ata në një moment i thanë hiqeni taksen dhe ne do të sigurohemi që të hiqen vizat. Haradinaj u përgjigj: Kush do të na garantojë atë…Shoh se sa Haradinaj e respekton rolin e Francës. Ata nuk dinë më ku godasin”, tha Dacic për TV Prva.

Dacic ka deklaruar po ashtu se ky qëndrim i Haradinajt ndaj Francës, është mesazh i mirë për Kosovën se Macron do të qëndrojë vetëm në Beograd dhe jo në Prishtinë.

Kujtojmë se kryeministri Haradinaj ka thënë ditë më parë se roli i Francës është rritur tani dhe po dëshiron një arritje të marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.