19.10.2018

Breshëri dëmton kulturat bujqësore në Rahovec (Foto)

14 Qershor 2018

Meteorologët kishin paralajmëruar se nga sot vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe se do të bien temperaturat.

Kësisoj, në rrethinë të qytetit të Rahovecit, saktësisht në fshatin Sapniq ka rënë shi e breshër me erëra të forta.

Siç kanë njoftuar banorët e fshatit, gjatë pasdites së sotme breshëri ka shkaktuar dëme të konsideruara në kultura bujqësore.

Lexuesit e Telegrafit kanë dërguar fotografi të breshrit në Rahovec.