18.12.2018

Bërnabiq: Deri më 2025 mund të nënshkruajmë marrëveshje me Prishtinën

15 Nëntor 2018

Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë, u përball me pyetje shumë të pakëndshme për Kosovën, reformat dhe perspektivën e Serbisë.

Bërnabiq ka thënë se termini më i afërt i anëtarësimit të mundshëm në BE për Serbinë është viti 2025. Ndaj, sipas saj, ekziston mundësia që deri në vitin 2025 të nënshkruajnë një marrëveshje të qëndrueshme për normalizimin e raporteve me Prishtinën.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se nëse do të pyetej ajo për anëtarësimin e Serbisë në BE deri në vitin 2025,, e nëse BE-ja do t’i ofronte tani anëtarësimin ajo do të thoshte jo sepse thotë se s’janë të gatshëm.

“Në të kundërtën do të kishim një situatë të keqe për Serbinë dhe BE-në. Ne jemi më shumë të interesuar për reforma”, ka thënë ajo.