23.10.2017

Behluli mohon ta ketë sulmuar Nimanin, thotë se ndodhi e kundërta

12 Tetor 2017

Profesori i Fakultetit të Arteve, Mehmet Behluli e ka mohuar sulmin ndaj artistit të njohur, Alban Nimanit.

Madje gjatë një prononcimi për lajmi.net, Behluli ka thënë se ka ndodhur e kundërta.

“Nuk është e vërtetë një gjë e tillë unë kam qenë në zyre me prodekanin kemi pas punë, ai ka tentu të hyjë në zyre ndërsa prodekani i ka thënë të dal jashtë, unë jam afruar ta mbyll derën ai ka rezistu ka hy brenda dhe më ka sulmuar”, ka thënë Behluli.

Ai ka shtuar se Nimani ka dosje të madhe në Rektorat për shkelje procedurash ndaj mësimbajtjes. “Unë nuk bij në aso niveli”, ka shtuar profesori.

Përmes një postimi në Facebook, Alban Nimani i cili është vokalist i grupit ‘Asgjë Sikur Dielli’, ka thënë se është sulmuar nga Behluli, mirëpo nuk ka treguar për arsyen.

Ai ka shtuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e profesorit në Fakultetin e Arteve./Lajmi.net/