29.06.2017

BE për zgjedhjet e 11 qershorit: Kosova nuk i meriton përfaqësuesit e përfshirë në krime

19 Maj 2017

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë me të gjitha misionet e saj ka lëshuar një kumtesë në të cilën bën thirrje për zgjedhje të lira e demokratike më 11 qershor.

Në kumtesën e tyre thuhet se ‘populli i Kosovës e ka mundësinë të zgjedhë përfaqësuesit e tij” me të cilët bashkësia ndërkombëtare do të punojë për implemtimin e agjendës integruese të Kosovës.

Në këtë kumtesë, BE thotë se në vendet demokartike ‘individët që janë të përfshirë në krime të rënda’ përjashtohen automatikisht nga zgjedhjet.

Kumtesa e plotë:

Krerët e misionevetë BE në Kosovë kanë parasysh vendimin e parlamentit për të mbajtur zgjedhje të përgjithshme t parakohshmemë 11 qershor 2017.

Zgjedhjet janë zemra dhe shpirti i demokracisë. Demokracia bazohet në parimin që qytetarët zgjedhin përfaqësuesit dhe udhëheqësit e tyre përmes zgjedhjeve që janë zgjedhje të vërtet ae demokratike. Për ne, si evropianë, e drejta e Kosovës për të zgjedhuru dhëheqësit e saj, pa frikë apo ndërhyrje, është një parim i shenjtë. Ne ndajmë shpresën për një fushatë të qetë dhe të hapur para zgjedhore ku mosmarrëveshjet shprehen në një mënyrë konstruktive dhe paqësore e cila promovon pluralizmin dhe tolerancën për mendime të ndryshme.

Prandaj, u bëjmë thirrje të gjitha palëve dhe pjesëmarrësve në zgjedhje që të sigurojnë që ato tëz hvillohen në pajtim me standardet ndërkombëtare. Është e rëndësishme që retorika dhe veprimet e fushatës të sigurojnë zgjedhje të informuar për votuesin, në një atmosferë paqeje, tolerance dhe respekti, në mënyrë që rezultati përfundimtar t ëjetë i pranueshëm për tëgjithë. Kjo është demokracia që qytetarët e Kosovëse meritojnë.

Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të sigurohen se kanë propozuar kandidatë të përshtatshëm përpozitën e lartë që ata mbajnë. Kosova meriton përfaqësues të pozitës dhe autoritetit të lartë moral. Në shumë prej vendeve tona, individët të cilët janë dënuar për krime të rënda përjashtohen automatikisht nga pjesëmarrja në zgjedhje. Kosova meriton kandidatët që përmbushin standardet më të larta për zyrtarët publikë.

Demokracia nuk mund të mbijetojë pa pjesëmarrje naktive të qytetarëve. Qytetarët kanë përgjegjësi për të mbështetur atë demokraci. Ata kanëpërgjegjësi për të mbajtur udhëheqësit e tyre të përgjegjshëm dhe për të shprehur pikëpamjet e tyre m bi udhëheqësit e tyre me votat e tyre, për të zgjedhur udhëheqësit që duan. Çdo votën umërohet. Pra, shpresojmë që populli i Kosovës, miqtë tanë evropianë, nga të gjitha komunitetet, do tëushtrojnë tëdrejtën e tyre civile për të votuar.

Pas zgjedhjeve ne do tëpunojmë me përfaqësuesit qëz gjedhinqytetarët e Kosovës, për të thelluar marrëdhëniet tona ekonomike e politike në bazë të përkushtimit të përbashkët, përfshirë edhe angazhimet në kuadë rtë Marrëveshjes së Stabilizim Asociimitnëmestë BE-së dhe Kosovës dhe Agjendës për ReformaEvropiane. Ju, qytetarët të Kosovës, keni mundësinë qët’izgjedhni këta përfaqësues../Periskopi/