22.10.2017

Avokati i Popullit kërkon përfaqësim të barabartë gjinor në listat e kandidatëve

19 Maj 2017

Përmes një kumtese për medie, Avokati i Popullit, u ka bërë thirrje partive politike që në listat e kandidatëve të cilat i dorëzohen Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), të ofrohen mundësi të barabarta për burrat dhe për gratë, transmeton Koha.net.

Sipas kumtesës, Avokati i Popullit e konsideron veprim të domosdoshëm dhënien e mundësive të barabarta dhe pa diskriminim mbi çfarëdo baze, në listat e kandidatëve dhe në procesin zgjedhor si tërësi.