14.11.2018

AUV akuzohet se kontraktoi veterinerë që po gjymtojnë qentë

14 Shtator 2018

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, e financuar nga Qeveria e Kosovës, ka nisur një projekt për kapjen dhe trajtimin e qenve endacakë, por kujdesi i këtij institucioni ndaj qenve, po kritikohet ashpër.

Madje aktivistët për të drejtat e kafshëve, po e akuzojnë këtë institucion se ka kontraktuar një kompani që po i mbytë qentë.

AUV mohon akuzat e dhëna por nuk ka qenë në gjendje që të tregoj në detaje sesi po shkon procesi i kastrimit të qenëve endacak, nëpër komunat e Kosovës, për cka edhe po akuzohet nga Rrjeti i aktivistëve “Të bashkuar për kafshët”.