24.09.2018

Asnjë dëshmitar në gjykimin rreth aferës “Pronto”

14 Shtator 2018

Gjykimi rreth aferës “Pronto” ka gjasa të zhvillohet pa dëshmitarë. Prokuroria, bazuar në aktakuzë, nuk ka propozuar dëgjimin e asnjë dëshmitari.

Aktakuza prej 85 faqesh, një kopje të së cilës e ka siguruar “Koha Ditore”, është mbështetur në prova të tjera, siç janë përgjimet telefonike, urdhrat e gjykatave, raportet policore, shkresat dhe vendimet e ndryshme institucionale.

Një pjesë e të akuzuarve kanë zgjedhur të mbrohen në heshtje para Prokurorisë, kurse pjesa tjetër kanë mohuar çfarëdo përgjegjësie penale.

Një ministër, një ish-zëvendësministër, deputetë e ish-deputetë të PDK-së, këshilltarë të Kuvendit të Kosovës, si dhe zyrtarë të tjerë, janë të akuzuar në aferën “Pronto”. /KD/