17.12.2017

Apostolova: Nuk ka mundësi që BE ta ndërrojë mendimin për demarkimin

12 Tetor 2017

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk do të ndërrojë qëndrim sa i përket ratifikimit te demarkacionit me Malin e Zi, si kusht themelor për heqjen e vizave, raporton \"Zeri.info\".

“Nuk ka mundësi që BE ta ndërrojë mendimin për demarkimin, ai duhet të plotësohet”, tha Apostolova.

Kjo përgjigje e prerë e saj erdhi pas kritikave nga përfaqësuesit e PDK-së se BE ka vendosur kushte të padrejta ndaj Kosovës, shkruan \"Zeri.info\".

Apostolova në takimin me përfaqësuesit e këtij subjekti, qe po mbahet ende, tha se më herët ka pasur probleme mes shteteve te ndryshme për çështje të kufirit.

“Përpara ka pasur probleme mes kufirit të shteteve anëtare të BE-së. Kështu që, në këtë rast nuk dua të them se demarkimi është kriter politik, me të cilin BE ka vendosur ta mbajë sa më larg liberalizimin. Ka qenë një kriter teknik. E keni parë që Mali i zi e ratifikuar menjëherë, ndërkohë askush s'e ka pritur që Kosova do ta vonojë aq shumë”, ka potencuar ajo.

Tutje, ajo ka konsideruar se është për te ardhur keq që kjo çështje është politizuar kaq shumë./zeri/