26.04.2018

Ambasadori britanik flet për vrasjen e Ivanoviqit

16 Prill 2018

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se dje janë bërë tre muaj që nga vrasja e liderit serb Oliver Ivanoviq, dhe ende s’ka asnjë rezultat.

“Dje u bënë tre muaj që nga vrasja e Oliver Ivanovic. Vazhdon të mbetet jashtëzakonisht e rëndësishme që kjo dhe vrasjet e tjera të hetohen tërësisht, dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë”, ka shkruar O’Connell në Facebook.

Dyshimet më të shpeshta të shfaqura deri më tash, adresën për vrasjen e tij e qojnë në Serbi.

Kujtojmë se Prokuroria Speciale e Kosovës e ka marrë në kompetencë hetimin për vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq.