21.08.2018

Ahmeti mohon se e ka thumbuar Kurtin, thotë se në VV ka edhe milionera

16 Maj 2018

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti në një intervistë ekskluzive ka thënë se nuk menduar që ta thumbojë kryetarin e VV’së, Albin Kurtin, gjatë fjalimit në Konventën e partisë, ku tha se anëtarët e PSD’së nuk duhet të duken të varfër.

I pari i Komunës së Prishtinës ka thënë në politikë duhet jetuar një jetë modeste, brenda mundësive që kanë individët.

“Nuk e kam menduar që ta thumbojë Albinin më atë fjali. E kam pa edhe reagimin e njerëzve në VV, që më kanë thënë që Albini s’ka thënë ashtu. Me u varfëru në politikë edhe me u vesh varfër nuk është njëjtë. U kam thënë atë ditë edhe në Konventë të partisë, që në politikë duhet të jesh më i mirë në përfaqësim”, ka thënë Ahmeti.

“Në politikë duhesh me jetu një jetë modeste brenda mundësive që i ke. Nuk ka nevojë me ndërtu vendbanimin për me tregu që je më ndryshe”, shtoi ai.

Tutje, ai foli edhe për deklarimin e pasurisë së tij në Agjencinë Kundër Korrupsionin.

“E dinë krejt edhe në deklarim të pasurisë, që unë nuk kam pasur pasuri aq të madhe, as jetë aq të keqe. Jemi klasë e mesme. Nuk kam synim as pasurimin, as varfërimin. Solidaritet e bashkëndjesia janë të ndërtuara në karakter me vite”, ka thënë tutje ai.

Tutje, ai tha se në Lëvizjen Vetëvendosje, pjesë e së cilës ka qenë edhe ai ka pasur edhe milionerë.

“Në PSD unë u kam thënë që duhet me u tregu më të mirët në punë. Njerëzit e kanë ditur për ata që kanë qenë të pasur në Lëvizje. As ata që kanë qenë në Kryesi nuk i kanë pasur punët keq. Edhe në sondazhe, subjektet e majta përkrahen prej klasave të mesme. Ne po kërkojmë të lidhemi me shtresën e varfër duke I mirëkuptuar problemet e tyre. Në politikë duhet të jemi modest. Nëse don me u pasuru dil në biznes”, deklaroi Ahmeti./Periskopi/