23.10.2017

AGK dënon sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi

13 Tetor 2017

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sulmin fizik të ndodhur sot ndaj kolegut Vehbi Kajtazi. AGK ju bënë thirrje institucioneve përkatëse që të hetojnë sa më parë këtë rast.

“Kolegu Kajtazi ka qenë cak i sulmeve dhe kërcënimeve të vazhdueshme edhe ne të kaluarën. Fatkeqësisht disa nga këto raste ende nuk janë zbuluar, ndërkohë që ne presim hetime të pavarura dhe epilog të shpejt”, thuhet në reagim.

Sipas AGK-së, hetimet për këtë rast duhet të dërgojnë në hetim të mirëfilltë të të gjitha dyshimeve.

AGK do të monitorojë këtë rast duke i dhënë mbështetje kolegut Kajtazi në këtë situatë të rëndë për te.

Sulme të tilla paraqesin shqetësim serioz për sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e mediave në vendin tonë.

Ky vit shënon rritje të konsiderueshme të rasteve ku viktima të dhunës janë gazetarët.