19.08.2018

Abdixhiku: Kjo Qeveri duhet ta miratojë Demarkacionin dhe të jap dorëheqje

14 Shkurt 2018

Qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës për çështjen e Demarkacionit, sipas deputeti Abdixhiku mbetet i pa ndryshueshëm.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e mbështet verzionin aktual të Demarkacionit, dhe fton Qeverinë që sa më parë të ndryshojë mendim, dhe të dalë e tu kërkojë falje qytetarëve për vonesat e tre viteve të shkuara, sepse nuk po arrinë që të dëshmojë të kundërtën dhe as të realizojë marrëveshje të kundërt me Malin e Zi”.

Pas kërkim faljes dhe sjelljes së marrëveshjes në Kuvend, Abdixhiku thotë se kjo Qeveri duhet të jep dorëheqje.


“Kjo qeveri duhet të sjellë marrëveshjen në parlament, ta aprovojë, t’iu kërkojë falje qytetarëve, dhe të dorëhiqet pasi nuk ka arritur të bëjë ndryshim, gjë për të cilën kishtë ardhur në pushtet”, ka deklaruar Abdixhiku.

Sipas tij Lidhja Demokratike e Kosovës është unike dhe i mbështet të gjitha proceset të cilat lehtësojnë integrimin e Kosovës drejt  BE-së./Periskopi/