25.08.2019

7 vjet nga tragjedia e Restelicës

12 Shkurt 2019

Sot u bënë 7 vjet nga tragjedia e Restelicës, në të cilën, si pasojë e rënies së një orteku të borës, humbën jetën 10 banorë të këtij fshati.

Nga kjo fatkeqësi natyrore u shkatërruan dhjetëra shtëpi, ndërsa fatkeqësisë i mbijetoi vetëm 7-vjeçarja, Amsera Reka, e cila tani jeton në Itali tek disa të afërt të saj.

Aksioni i shpëtimit u organizua nga Forca e Sigurisë së Kosovës, por arritja deri te vendi i tragjedisë ishte i vështirë, për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe borës së madhe.