19.11.2017

26 subjekte politike aplikojnë për pjesëmarrje në zgjedhje

20 Maj 2017

Në përfundim të ditës së premte, përkatësisht në mesnatë, ka përfunduar afati për aplikimin e subjekteve politike për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, raporton KosovaOnline.info.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë të ditur se janë gjithsej 26 subjekte që kanë dorëzuar listat me emrat e kandidatëve për deputetë.

Në një paraqitje para mediave në mbyllje të afatit për aplikim, Elezi tha se kanë aplikuar 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciative qytetare./KosovaOnline.info/