23.09.2018

12 deputetë të VV-së krijojnë Grupin e Deputetëve të Pavarur, shef Dardan Sejdiu

14 Mars 2018

Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka pranuar sot kërkesën e deputetit Dardan Sejdiu, të nënshkruar nga 12 deputetë, për krijimin e grupit të ri parlamentar, me emër Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP).

Kërkesa është nënshkruar nga deputetët: Aida Dërguti, Visar Ymeri, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Dardan Sejdiu, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shqipe Pantina.

Kryetar i grupit, sipas kërkesës, do të jetë deputeti Dardan Sejdiu.