25.06.2017

Simite nga pureja e patateve

21 Mars 2017

Bëjini fëmijët të lumtur duke gatuar simite të shëndetshme. Ndaj ne ju sugjerojmë të ndani vetëm pak minuta për të shijuar më të mirën…

Përbërësit: – 2 filxhanë pure patatesh,

– ¼ e djathit parmezan,

– 1 vezë të tundur,

– 7 lugë miell për shumë përdorime. Përgatitja: Purenë, djathin, vezën dhe tri lugë miell përzieni në një enë derisa të gjithë përbërësit të bashkohen. Merrni një lugë të përzierjes së përftuar dhe gatuani simite në formë qoftereje. Katër lugët e tjera të miellit qitni në pjatë.

Me lehtësi rrotulloni simitet në pjesën e mbetur të miellit.

Ngrohni pak vaj dhe gjalpë në një tigan të madh dhe fërgoni në zjarr mesatar. Simitet mbani në zjarr rreth 3 minuta në secilën anë. Shërbeni si ushqim apo shtojcë ushqimi.