24.11.2017

Si të përgatisni një nutellamisu (Video)

21 Qershor 2017

Përbërësit:

Një pako keksa tiramisu

Një pako maskarpone (1.75 gr)

250 ml hopla

500 ml qumësht

4 lugë gjelle nutella

Një vanilje sheqer

Një lugë kafe

Hapat:

Fillimisht, qumështin dhe nutellën i bëni bashkë në një enë dhe i vloni. Pastaj keksat tiramisu i zbutni në qumështin e vluar me nutellë dhe i shtrini në tepsi.

Hoplën e përzieni me mikser, pastaj i shtoni maskarponen dhe sheqerin vanillë derisa të krijohet një masë homogjene.

Kremin e shtrini në keksat e tiramisus, renditni keksat e tiramisus sërish mbi krem. Qumështit të mbetur i shtohet edhe një lugë nutellë dhe vlohet sërish. Pastaj e shtrini mbi keksa dhe mbi to i vendosni kremin e mbetur dhe lugën e kafesë.