24.03.2017

Salca tartara

13 Janar 2017

Përbërësit:

– 3 vezë
– 1 tufë majdanoz
– 2 kastravecë turshi
– gjysmë qepe
– piper, kripë
– 1 gotë vaj ulliri
– 2 lugë uthull nga vera e bardhë

Përgatitja: Rrihni vezët në një enë të përshtatshme me pirun, shtoni një garuzhde me bulion mishi që të përfitoni një lëng të njëtrajtshëm. Përgatitni një mikse të grirash hollë me majdanozin, kastravecët dhe qepën. Shtojeni tek vezët, kripën dhe piperin, dhe përziejini mirë përbërësit.

Më pas shtoni vajin e ullirit pak nga pak, duke përfituar një përbërje si majonezë. Kur i gjithë vaji të ketë mbaruar, shtoni uthull dhe vendoseni përgatitjen në një salcierë servirjeje. Kjo salcë është e përshtatshme për mishrat e zierë ose pjekjet e lehta./kosovarja/