17.12.2017

Puding me çokollatë dhe spec djegës

28 Shkurt 2017

98 kcal për racion 

Stevia është një ëmbëltues natyral që nuk ndikon në nivelin e glicemisë në gjak dhe që mund të përdoret për të shuar dëshirën për ëmbëlsira.

Sasia: Për katër persona

Vështirësia: Minimale

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 10 minuta Përbërësit: 500ml qumësht pa yndyrë, dy lugë e gjysmë kakao, tre lugë stevia për ëmbëlsira, dy lugë niseshte misri, lëkura e grirë e një gjysmë limoni, gjysmë luge spec djegës.

Përgatitja: Vendosini qumështin me lëkurën e limonit të ziejnë. Në një tas përzieni stevian, kakaon, specin djegës dhe niseshtenë e situr. Kur të ketë zierë qumështi, hidhini masën e përgatitur në tas dhe përziejeni vazhdimisht në mënyrë që të mos mpikset dhe të digjet në fund. Kur të jetë trashur, ndajeni budingun në katër kupa dhe lëreni të ftohet. Mund ta shërbeni në mëngjes ose si meze të lehtë.