24.03.2017

Patëllxhan në furrë me djathë dhe domate

13 Janar 2017

Për shkak të yndyrës së djathit, patëllxhanet në furrë, megjithëse me bazë perimesh, nuk konsiderohen një pjatë shumë e lehtë por nëse nuk shtoni shumë yndyrë dhe përdorni një djathë jo shumë të fortë, mund të mos ‘dëmtojë’ shumë.

Përbërësit për një tavë mesatare:

4-5 patëllxhan

3-4 copa djathë mocarela

Domate konservë në kubikë

Kripë, piper

Vaj ulliri

Borzilok të freskët Përgatitja:

Pastroni patëllxhanët dhe pritini në feta jo shumë të holla, së gjati. Piqini pak nga të dyja anët në një tigan që nuk ngjit, pa yndyrë. Shtroni një shtresë në një tavë të lyer me pak vaj ulliri dhe hidhni sipër domatet në kubikë, erëzat dhe një pjesë të djathit mocarela të prerë në feta. Përsëriteni veprimin duke e përfunduar tavën me një shtresë djathi. Piqeni në furrën e parangrohur në 180 gradë për 25-30 minuta./Living/