20.05.2018

Kek me çokolatë në tenxhere

9 Dhjetor 2017

Përbërësit

3 vezë; 1 gotë sheqer; 1 gotë qumësht; gjysmë gote vaj vegjetal; 1 vanilje; 1 Pluhur pjekje;     2,5 gota miell; Përmbi Sos i çokollatës

Përgatitja:

1 - Vezët dhe sheqerin derdhni në një enë dhe përzieni me mikser, pastaj ia shtoni vajin vegjetal, qumështin, vanilen, pluhur pjekjen dhe e vazhdoni përzierjen.

2 - Glazurës së fundmi ia shtoni miellin dhe kakaon, e vazhdoni përzierjen.

3 - Enën e pjekjes e lyeni me vaj ose margarinë, në të e derdhni glazurën e përgatitur.

4 - Enë e pjekjes e vendosni tek një tenxhere më e madhe se ajo e kekut, gjysmën e tenxheres e mbushni me ujë, përmbi e mbuloni me leckë kuzhine.

5 - Tenxheren e mbyllni me kapak dhe e vëni në zjarr për pjekje rreth 40 minuta, testoni kekun se a është pjekur me një thikë ( nëse iu del thika e thatë, atëherë është pjekur mjaftueshëm).

6 - Kekun pas pjekjes e largoni nga ena dhe ia derdhni sosin e çokollatës.