24.05.2018

Asparag me mish pule dhe verë të kuqe

9 Mars 2018

Kuzhinieri, Bedri Llanaj për emisionin “Në Shtëpinë Tonë” gatuan një recetë me përbërës kryesor asaparagun.

Përbërësit:


Asparag
Një fileto pule
Salcë soje
Vaj susami
Krip
Pak miell
Vaj ulliri
Verë e kuqe
Gjysmë qepe
Dhe dy thepi hudhër

Përgatitja:


Procesi i përgatitjes për këtë recetë është, fillimisht presim fileto pulën në kubik. Në një enë shtojmë pak miell dhe pak salcë soje dhe e trazojmë në mënyrë që të kemi një masë sa më të njëtrajtshme, shtojmë 6 gramë krip.

Tani është momenti që të presim qepën dhe thelpinjtë e hudhrës.
Marrim një tigan dhe hedhim të gjitha ato që përgatitëm, i shtojmë vajin e ullirit dhe një sasi krip prej 3 gramësh.
Pasi shohim se të gjitha këto kanë marrë një skuqje jo shumë të madhe, është momenti që t’i shtojmë asparagun e prerë në mes dhe i kaverdisim.

Më pas shtojmë edhe filetot e pulës dhe i përziejmë të gjitha së bashku dhe i shtojmë një sasi të vogel, vaj susami, salcën e sojës dhe pas pak minutash edhe gjysmë gote verë të kuqe.
Në minutat e fundit i shtojmë miellin e përgatitur me pak ujë dhe i lëmë për pak minuta që salca e krijuar të mpikset.
Faleminderit!