21.08.2019

Zjarri përfshin një market në Obiliq

11 Gusht 2018

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një supermarket në fshatin Plemetin të Komunës së Obiliqit është përfshirë nga një zjarr i madh.

Nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te ky zjarr por policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, raporton Gazeta Express.