20.10.2019

Vritet një person në Prizren

26 Korrik 2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 06:30 minuta të mëngjesit të sotëm, ku një person është gjetur i vrarë buzë një pompe të karburanteve.

Policia e Prizrenit ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Stacionit Hekurudhor në Krushtë të Vogël, shkruan gazetametro.net.

Deri tani, sipas Policia, nuk ka asnjë ide se kush mund ta ketë kryer vrasjen e as nuk ka ndonjë pistë hetimi.

“Rreth orës 06:30 minuta, Policia e Prizrenit e ka pranuar një informacion që bënte të ditur se një person ishte gjetur i shtrirë në rrugë pran një pompe te karburanteve në afërsi të Stacionit Hekurudhor në Krushë të Vogël. Njësite relevante policore po merren me hetimin e rastit. Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja dhe as kush ka mundur ta ketë kryer vrasjen”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Mirëpo, siç merret vesh, zyrtarët e emergjencës që kanë qenë në vendin e ngjarjes kanë konfirmuar se viktima dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri.

Policia ka thënë se deri tani nuk ka asnjë informacion konkret për rastin, mirëpo për gjithçka tjetër do të merret vesh minutat në vazhdim./gazetametro.net/