16.10.2019

Vritet një person në Llaushë të Podujevës, policia jep detajet

17 Korrik 2018

Një person ka ndërruar jetë sonte nga të shtënat me armë në fshatin Llaushë të Podujevës.

Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi për Indeksonline ka thënë se incidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 ku pas të shtënave me armë një person i gjinisë mashkullore ka vdekur.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një incident. Njësitë policore ju kanë përgjigje rastit.  Është ftuar emergjenca, viktimës ju ka ofru ndihma mjekësore, por ka ndërruar jetë”, ka thënë Bislimi.

Ai ka shtuar se kjo vdekje është cilësuar si e dyshuar. “Në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar  vdekje e dyshimtë”, ka theksuar ai.

Rasti është duke u hetuar./Indeksonline/