19.11.2017

Vlorë, 4 të mbytur nga dallgët e detit

15 Korrik 2017

Katër persona kanë humbur jetën këtë të shtunënë plazhet e Vlorës. Ngjarja më e rëndë është verifikuar në zonën e Zvërnecit,ku brenda pak minutash janë mbytur 3 persona.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 14:30policia është njoftuar se pranë Gjirit të Portanovos ishin në rrezik mbytjejedy persona.

Menjëherë shërbimet e policisë kufitare janënisur me mjete lundruese për t’u ardhur në ndihmë, por pa mundur t’i shpëtojnë.

Sipas autoriteteve lokale, viktimat janë dyfemra dhe një mashkull dhe trupat e tyre janë nxjerrë tashmë nga uji. Ata janëidentifikuar si shtetasit:

Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë tëMadhe, Vlorë; Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë; Beniamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë,Maqedoni.

Të tre viktimat janë transportuar në morgun eqytetit, ndërkohë që grupi hetimor nga dëshmitë e mbledhura ka arritur tëndërtojë dinamikën e ngjarjes.

Kështu, nga rrëfimet e të pranishëmve rezultonse në fillim dy kushërirat Manuela Maraj dhe Xhoana Cani kanë hyrë në det përt'u larë, por kanë humbur ekuilibrin për shkak të dallgëve të mëdha.

E ndodhur në vështirësi, 27-vjeçarja Maraj kathirrur për ndihmë dhe drejt tyre është nisur djali nga Maqedonia. Fillimisht24-vjeçari Ferati ka nxjerrë në breg Xhoana Canin, por kjo e fundit nuk kamundur të mbijetojë për shkak të ujit të shumtë që kishte gëlltitur.

Më pas Ferati ka hyrë sërish në det për tëshpëtuar Canin, por këtë herë as ai vetë nuk ka mundur të kthehet në breg pasidallgët e mëdha e kanë përpirë.

Një tjetër pushues ka hyrë në ujë për t'iuardhur në ndihmë atyre, por nuk ka mundur t'u afrohet për shkak të forcës sëdallgëve, që e kanë kthyer mbrapsht. Ndërkohë, trupat e djalit dhe 27-vjeçaresjanë nxjerrë nga deti shumë larg nga vendngjarja.

Më herët gjatë ditës, po në Vlorë, një14-vjeçar u mbyt në zonën e Ujit të Ftohtë.