18.12.2017

Viti: Rrah gruan për spital, policia e arreston

8 Gusht 2017

Një mashkull shqiptar në Viti është arrestuar nga policia pasi i njëjti në mesnatën e së martës ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.