23.10.2018

Vetura godet një vajzë në Prishtinë (Foto)

11 Maj 2018

Një vajzë është goditur nga vetura derisa po kalonte në shtegun për këmbësor.

Lexues të Indeksonline kanë dërguar pamje nga vendi ku është goditur e reja.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton”, përkatësisht te Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore.

Në pamje shihet që vajza ka marr disa lëndime, por është jashtë rrezikut për jetë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i emergjencës që ka dal në teren dhe i ekipeve policore./Indeksonline/