20.11.2018

Vdiq 23 vjeçarja që u godit nga makina javë më parë te rruga Rruga B

2 Nëntor 2018

Ka vdekur e aksidentuara e dytë në Rrugën B në Prishtinë në fund të muajit të kaluar.

E ndjera ishte aksidentuar në Prishtinë në aksidentin ku kishte humbur jetën edhe 30 vjeçarja, Lendita Bardhi.

Lajmin për vdekjen e saj, e ka konfirmuar për Gazetën Express, Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.

"Sot rreth ores 17:30 e kemi pranuar informaten nga QKUK, se ka nderruar jete viktima e dyte (kembesorja) F.R.23 vjeç. Behet fjale per kembesoren e cila u aksidentua me daten 22 tetor 2018, ne rrugen B me Prishtine", ka thënë Ahmeti për Express.

Ndërsa, për këtë rast janë deklaruar edhe nga QKUK'ja.

"Ju konfirmojme se perkunder kujdesit maksimal intensiv disa ditore nga stafi i sherbimit intensiv në QKUK, në ora 17.25 pacientja e aksidentuar ka ndërruar jetë. Gjendja që nga ardhja në intensive ka qenë rëndë", kanë thënë nga QKUK'ja për Express.
Rreth orës 16 të datës 22 tetor një veturë kishte goditur dy persona në rrugën B. Njëra nga të aksidentuarat ka vdekur pak orë pas aksidentit.

Ndërkaq, pas kësaj, Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, dhe i ka caktuar një muaj paraburgim shoferit që aksidentoi tashmë dy të ndjerat.