19.12.2018

Vdes një punëtor i ndërtimtarisë në Prishtinë, bie nga skelet

6 Tetor 2018

Një punëtor ka humbur jetën në mëngjesin e sotëm në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Po, në ora 10:00 në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë një punëtor i ndërtimtraisë ka rënë nga skelet për pasojë ka humbur jetën”, ka deklaruar ai, duke shtuar se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.