16.01.2018

Vdes një person në burgun e Dubravës

8 Janar 2018

Policia e Kosovës ka raportuar se është gjetur një person pa shenja jete në burgun e Dubravës.

Trupi i pajetë është dërguar në spitalin rajonal të Pejës, ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Ndër tjerash trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.