16.10.2019

Vdes një 57 vjeçar në Istog, bie në pus, nuk del më i gjallë

17 Korrik 2018

Mbrëmë në fshatin Vrellë të Istogut një person 57 vjeçar ka humbur jetën.

Personi me emrin, Rrustem Maraj ka rënë në një pus të thellë rreth 6 metra.

Pavarësisht përpjekjeve nga Policia dhe zjarrëfikësit për ta shpëtuar atë, personi është nxjerrur nga pusi pa shenja jete, shkruan Indeksonline.

Mjeksia ligjore pritet se shpejti të hetojë rastin ndërsa prokuroria po vazhdon me procedura të mëtutjeshme./Indeksonline/