20.09.2019

Vdes në Durrës një kosovar që jetonte në Gjermani

1 Korrik 2019

Erdhi nga Gjermania për t’i kaluar pushimet në bregdetin shqiptar. Kosovari që jetonte në Gjermani u mbyt në qytetin e Durrësit.

Sipas policisë atje, bashkatdhetari ka vdekur si pasojë e arrestit kardiak.

Përveç informacioneve zyrtare, policia shqiptare nuk ka dhënë detaje të tjera rreth kësaj ngjarje tragjike.

Mediat në Shqipëri raportojnë se pushuesi ishte kosovar me banim në Gjermani.

Komunikata zyrtare e policisë:

Policia ka raportuar mbi vdekjen e një 49 vjeçari, i cili sipas të dhënave ka humbur jetën në lagjen nr.13 në Durrës këtë të hënë.

Autoritetet njoftojnë se 49 vjeçari sapo është futur në det ka gjetur vdekjen për shkak të një arresti kardiak.

Më datë 01.07.2019, rreth orës 12:46, në lagjen Nr.13,Durrës, shtetasi S.A., 49 vjeç, banues në Gjermani, është futur në det dhe ka gjetur vdekjen, dyshohet arrest kardiak.

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.