19.08.2018

Tragjedia në Tetovë, humb jetën nga zjarri nëna bashkë me katër fëmijët e saj (Video)

25 Janar 2018

Katër fëmijë dhe nëna e tyre kanë përfunduar në flakët e një shtëpie, në Tetovë, e cila u dogj sot pak pas mesnate.

Siç bën të ditur Alsat-m, sot rreth orës 04:20 minuta në rrugën Goce Dellçev, në Tetovë, zjarri ka kapluar shtëpinë e Sulejman Zulbeharit.

Fillimisht është përfshirë kati i dytë i shtëpisë së vjetër që sipas pronarit, i cili në momentin e shpërthimit të zjarrit ka qenë duke fjetur në katin e pare të shtëpisë, ku kanë mbetur të vdekur e reja e tij Fatimja dhe katër fëmijët e saj (tre djem e një vajzë).