20.11.2017

Tiranë: Sekuestrohen 32 kg tritol, 3 të arrestuar

1 Qershor 2017

Policia e Tiranës ka njoftuar sekuestrimin e 32 kg tritol dhe arrestimin e 3 personave në kuadër të operacionit "Stacioni i fundit".

Të arrestuarit janë 52-vjeçari Kel Ndreca, 27-vjeçari Gjon Ndreca dhe 38-vjeçari Ndue Kola.

3 personat u ndaluan në segmentin rrugor Fushë-Krujë-Kamëz.

Arrestimet u kryen ndërsa Kel dhe Gjon Ndreca po i jepnin sasinë e tritolit Ndue Kolës./tch/