23.09.2018

Therret me thikë 16 vjeçari në Hajvali

13 Shtator 2018


Një 16 vjeçar është therur me thikë pas një përleshje mesdisa të miturve në fshatin Hajvali të Prishtinës.

Policia ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 19, ka ndodhurnjë përleshje fizike mes disa personave të mitur.

Policia në vendin e ngjarjes ka konstatuar se ka të bëjëme rast lëndimi trupor ku viktima E.B, 16 vjeçar është therur me thikë dhe injëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin policia kashoqëruar në stacion policor katër persona të dyshuar për pjesëmarrje në rrahje, tre prej të cilëve  pas intervistimitme urdhër të prokurorit janë liruar.

Ndërsa i dyshuari i katërt A.Sh, 19 vjeçar, është dërguarnë mbajtje për 48 orë për veprën lëndim i rëndë trupor.