20.11.2017

Tentim vrasje në Ferizaj

14 Korrik 2017

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 18:50, në qytetin e Ferizajt një person 37 vjeçar me inicialet I.M është plagosur me armë zjarri.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor fillimisht në emergjencë dhe pastaj transferohet në QKUK në Prishtinë.

I dyshuari për plagosjen e 37 vjeçarit është A.Z, 29 vjeç, dhe i njëjti është ndaluar nga policia për 48 orë deri në masën tjetër.

Sipas policisë, të shtënave me armë në mes të dy personave u ka paraprirë një mosmarrëveshje e çastit.

“Arma e konfiskuar është e markës EKOL TUNA 8mm me një karikator dhe dy fishekë”, njofton policia.