24.09.2018

Sot varrosen pesë viktimat e aksidentit në Suharekë

10 Korrik 2018

Albesa Sadikaj, nëna e cila bashkë me dy fëmijët, burrin dhe vjehrrën e saj, vdiqën në një aksident trafiku në Suharekë, varroset sot, ditën kur do të duhej të festonte ditëlindjen e saj të 27.

Familja pesë anëtarëshe Sadikaj, humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku, të dielën në mesditë, pasi automjeti me të cilin po voziteshin u ndesh me një autobus.Ata do të varrosen të martën pasdite, kanë bërë të ditur familjarët, përmes një njoftimi.

Varrimi pra bëhet më datë 10 korrik, në datëlindjen e Albesës, e cila bashkë me dy fëmijët, djalin 6 dhe vajzën 4 vjeçare, burrin 31 vjeçar, dhe vjehrrën 56 vjeçare, humbën jetën në aksident.Ata jetonin në Zvicër dhe vetëm një ditë më parë kishin ardhur për pushime në Kosovë.