25.05.2018

Shoqërohet në polici aktori Mensur Safqiu

10 Maj 2018

Policia e Kosovës sot ka shoqëruar për në stacion një person për të cilin Insajderi merr vesh se është aktori i “Stupcave” Mensur Safqiu.

Lajmin për shoqërimin deri në stacion e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 8:00 të mëngjesit, në rrugër “Ardian Krasniqi” një person është shoqëruar në polici”, tha ajo.

Nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me kryesen e arrestimit.

“Jemi duke pritur për intervistimin e personit të shoqëruar, për të dhënë detaje të tjera”, tha Ahmeti.