17.12.2018

Rrihen në mes të dasmës në Malishevë

16 Korrik 2018

Policia njofton se në Berishë të Malishevës ka arrestuar një person të dyshuar, i cili në një aheng familjar, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një person tjetër.

Viktima ka pësuar lëndim trupor në pjesën e syrin dhe pas tretmanit mjekësor në qendrën e mjekësisë familjare – Malishevë, është liruar.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit lirohet, kurse rasti mbetet të hetohet.