17.11.2018

Rasti tragjik në Viti, 17-vjeçari ka kryer vetëvrasje

14 Shkurt 2018

17-vjeçari që u gjet sot i vdekur në fshatin Verban të Vitisë, burime brenda policisë së Kosovës kanë bërë të ditur për Gazetën Express se ka kryer vetëvrasje.

Rastin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për Express policia e Kosovës, por pa dhënë detaje të tjera pasi rasti është në hetime.

Por, Gazeta Express mëson nga burimet e saj brenda policisë se rasti ka të bëjë me vetëvrasje.

Familjarët e viktimës e kanë njoftuar policinë për rastin dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit trupin e pajetë të 17-vjeçarit e kanë dërguar për obduksion.