21.02.2018

Prishtinë, policia konfiskon marihuanë

10 Shkurt 2018

Pesë persona në Prishtinë, mbrëmë u ndaluan nga policia me ç’rast atyre u është konfiskuar substancë narkotike e llojit marihuanë dhe kokainë.

Bëhet fjalë për tre meshkuj dhe dy femra, prej të cilëve katër janë liruar në procedurë të rregullt e njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, njofton raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës.

Një rast ka ndodhur në rrugën ”B” në Prishtinë, ku me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Xhavit Ahmeti”, Prishtinë, ku te i dyshuari është konfiskuar substanca narkotike e llojit Kokainë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Dhe rasti fundit ka ndodhur në rrugën “Simon Shiroka”, Prishtinë, ku fillimisht janë arrestuar dy femra dhe një mashkull pasi atyre iu gjet e më pas konfiskuar tetë qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë.

Policia raporton se ka bërë bastisjen e banesës së të dyshuarit mashkull ku ka gjetur nëntë paketime në peshë 15.229 gr. Me vendim të prokurorit i dyshuari u dërgua në mbajtje.