21.08.2018

Prishtinë, arrestohen tre persona për prostitucion

20 Prill 2018

Gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar dy meshkuj dhe një femër në Prishtinë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “mundësim ose detyrim në prostitucion”.

“Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh.