22.11.2017

Policia njeh rreth 100 dilerë droge veç në Prishtinë

13 Nëntor 2017

Drejtori në Drejtorinë e Hetimit kundër Trafikimit me Narkotik në Policinë e Kosovës, Bahri Shala, ka thënë se me evidencat e tyre vetëm në Prishtinë janë rreth 100 dilerë të drogave.

Në “Puls” të KTV-së, ai ka thënë se ata kryesisht janë të shpërndarë në lagje të caktuara.

“Ne i dimë dhe gjithmonë jemi në ndjekje të tyre, kemi informacione për të gjithë. Ne, në nivel i vendi i kemi arrestuar 40 shpërndarës droge. Mos mendoni se 100 dilerë të drogave janë numër i vogël vetëm në Prishtinë, unë mendoj se është numër i madh”, ka thënë ai.

Safet Blakaj, nga OJQ Labirinti, nga ana tjetër ka thënë se “PUB-et, diskotekët dhe ato që quhen afterparty-t, janë vendet ku përdoren më së shumti drogat”.