17.10.2019

Policia konfirmon vdekjen e një punëtori në vendin e punës

25 Shtator 2018

Një 53 vjeçar ka ndërruar jetë dje pasi kishte rënë nga një objekt prej 11 metra lartësi. Policia ka bërë të ditur se viktima ka qenë duke punuar në këtë objekt, para se të rrëzohej.

“Viktima mashkull K/Shqiptar është dërguar për tretman mjekësor, pasi që i njëjti gjersa ishte duke punuar në një objekt, ka rënë nga një lartësi rreth 11 metra. Gjatë tretmanit mjekësor viktima ka ndërruar jetë në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa si i dyshuar është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Insajderi dje kishte publikuar një video, ku shihej një punëtor duke punuar gjatë erërave të forta në kryeqytet.